Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një deklaratë për media ka thënë se sipas informacioneve deri më tani kanë vdekur gjithsej 59 persona.

Kanë vdekur gjithsej 59 persona, prej tyre 35 janë identifikuar, nga të identifikuarit 31 janë nga Koçani dhe katër nga Shtipi. Numri i të lënduarve sipas informacioneve të fundit është 155 persona. Jetën e ka humbur edhe një polic nga stacioni policor në Probishtip, i cili ishte në detyrë zyrtare, thotë Toshkovski.