Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila është për vizitë zyrtare në Azerbajxhan, paradite u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga nikoqiri i saj Ilham Aliev në rezidencën presidenciale “Zugulba” në Baku.

Në vijim është një takim tet-a-tet i Siljanovska Davkovës dhe Alievit, pasuar nga një takim plenar i dy delegacioneve.

Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë është edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Presidentja pasdite do të mbajë ligjëratë për komunitetin akademik dhe studentët në Universitetin ADA në Baku.

Sipas agjendls, Siljanovska Davkova nesër do të ketë takime me kryetaren e Kuvendit Kombëtar, Sahiba Gafarova dhe kryeministrin Ali Asadov, ndërsa pasnesër do të marrë pjesë në Forumin e 12-të Global në Baku, të titulluar “Rishqyrtimi i rendit botëror: Shndërrimi i sfidave në mundësi”, që mbahet në organizim të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”.

Presidentja Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në ceremoninë e hapjes së forumit, ndërsa do të mbajë fjalim me temën “Pakti për Ardhmërinë e Kombeve të Bashkuara:  ndërtimi i një konsensusi të ri global”.

Sipas paralajmërimeve, në forum është paraparë prezenca e rreth 400 pjesëmarrës shefa aktualë dhe të mëparshëm  të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.