Me 7 Maj të këtij viti, Papa Francesku do të vizitojë Maqedoninë e Veriut ku do të qëndrojë vetëm katër orë, mëson TetovaSot nga burimet e zyrtare qeveritare.
“Me 7 Maj do të na vizitojë Papa Françesku dhe do të qëndrojë vetëm katër orë në Shkup”.
Ndryshe Papa Francesku para pesë viteve vizitoi Shqipërinë, ku qëndroi për rreth 12 orë në Tiranë, duke i bërë Shqipërisë një jehonë të madhe për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme. Papa Francesku kishte zgjedhur Shqipërinë, si vizitën e parë të tij në Evropë. Fjalimin e parë, e mbajti në presidencë, për të vazhduar pastaj fjalimin në meshën e shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”. Pas takimit me presidentin Bujar Nishani, Papa doli te qytetarët, ku ua dha dorën shumë personave, e pati fëmijë që i puthi. Papa uroi paqe për kombin shqiptar dhe përsëriti që Shqipëria ka qenë tokë e fisme, tokë heronjsh, që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh, të cilët sipas tij, e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes./TS/
Comments are closed for this post.