Kreut i Kuvendit Talat Xhaferi, në lidhje me 11 ligjet që nuk u dekretuan nga presidenti Ivanov tha se ligjet të cilat janë votuar me 2/3 e votave nuk kanë nevojë të rivotohen dhe se të njejtat presidenti është i obliguar t`i nënshkruan. Kurse për ligjet të cilat janë miratuar me shumicë të thjeshtë, Xhaferi tha se do ri-votohen.
“Procedurat parlamentare parashikojnë situatën për Ligjet të janë votuar me 2/3 dhe sipas Kushtetutës kreu i shtetit është i obliguar që t’i dekreton menjëherë, gjë që ai e ka refuzuar. Për ligjet tjera Kushtetuta dhe Rregullorja e Parlamentit thotë që pas miratimit të Ligjit i njëjti menjëherë i dorëzohet kreut të shtetit për nënshkrim i cili në afat prej shtatë ditëve duhet të njoftoj Kuvendin për fatin e atyre ligjeve”.
“Kompetencat e Parlamentit janë që Ligjet që kthehen dhe që janë votuar me shumicë të thjeshtë të kthehen në Parlament në afat pre 30 ditëve nga dita e miratimit të tyre dhe t’i nënshtrohen ri-votimit me çka në atë rast Parlamenti do të siguron shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, në rastin tonë me 61 votë “për”, dhe ky obligim nga ana ime do të respektohet deri në fund”, tha Xhaferi.
Xhaferi gjithashtu theksoi se beson që me zgjedhjet e ardhsme presidenciale do të zgjidhet problemi, duke aluduar në zgjedhjen e presidentit të ri.
Comments are closed for this post.