Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në seancën e parë të radhës do të kërkon shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Kërkesa e tyre bazohet në nenin 68 të Kushtetutës i cili i jep të drejtën Kuvendit në zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e bartësve të funksioneve publike. Procedura për shkarkimin e bartësit të funksionit publik kalon përmes propozimit i cili duhet vendoset në rend dite, të hapet debat dhe të miratohet me shumicë votash.