Maqedonia dhe qytetarët po e paguajnë çmimin e paaftësisë dhe korrupsionit të LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Vendi është i mbyllur, pushteti e keqpërdorë gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa çdo ditë po rritet numri i të vdekurve dhe të infektuarve.
LSDM vonoi me masat ekonomike. Ekonomia është në minus. Masat janë aq jopopullarizuese dhe të pazbatueshme sa që një numër i madh i afaristëve vendosin vetë ta mbajnë barrën e krizës.
Përderisa të gjithë në rajon ndajnë edhe deri 40 herë më shumë se Maqedonia, për biznesin dhe qytetarët, qeveria e LSDM-së e shton akcizën për derivate.
Në vend se të japë LSDM merr nga qytetarët.
Masat në shëndetësi nuk janë asgjë më të mira.
Mungojnë mjete elementare, nuk respektohen protokollet nga përgjegjësit dhe bëhet improvizim me masat që rezulton me rritje të vazhdueshme të numrit të të sëmurëve dhe qytetarëve të vdekur.
Personat mjekësorë janë lënë pa pajisje adekuate mbrojtëse. Nuk kanë syze dhe maska mbrojtëse, skafanderë, as dorëza. Prandaj mbi 17% e të infektuarve janë persona mjekësorë.
Pushteti në vend që të krijojnë mënyra të reja se si t’u marrë, le të fillojë t’u japë qytetarëve dhe biznesit. Që sot!
Qendra e VMRO-DPMNE-së për komunikim
Comments are closed for this post.