Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Turqinë bregdetare ka shkuar në 40 viktima.
Sipas mediave të huaja, shirat e rrëmbyeshëm që goditën krahinat e Detit të Zi të Bartin, Kastamonu dhe Sinop shkaktuan përmbytje që shkatërruan shtëpitë, prishën të paktën pesë ura, morën makina dhe i bënë rrugët e shumta të pakalueshme. Agjencia turke e katastrofave AFAD tha se 34 persona u vranë në Kastamonu dhe gjashtë në Sinop.
Nëntë persona mbetën të shtruar në spital në Sinop dhe një person u zhduk në provincën Bartin ndërsa raportohen edhe qindra të zhdukur, sipas agjencisë.
Rreth 2,250 njerëz u evakuuan në të gjithë rajonin, disa u ngritën nga çatitë me helikopterë dhe shumë u vendosën përkohësisht në konviktet e studentëve, thanë autoritetet.
Shkencëtarët e klimës thonë pa mëdyshje se ndryshimi i klimës po çon në ngjarje ekstreme të motit ndërsa bota po ngrohet për shkak të djegies së qymyrit, naftës dhe gazit natyror. Fatkeqësi të tilla pritet të ndodhin më shpesh me ngrohjen e planetit.
Ekspertët në Turqi, thonë se ndërhyrja në lumenj dhe ndërtimi i papërshtatshëm gjithashtu ishin kontribues në dëmet masive në përmbytjet e Turqisë.
Para përmbytjeve, jugu i Turqisë u godit nga zjarret që shkatërruan tokat pyjore në provincat bregdetare të Mugla dhe Antalia, të cilat janë të njohura për turistët. Të paktën tetë persona vdiqën dhe mijëra banorë u detyruan të largoheshin.
Comments are closed for this post.