Përfaqësuesja e UNCEF-it në vend, Patrixhia DiXhovani ka ftuar të gjendet konsensus i domosdoshëm që të shmanget ndërprerje shtesë e mësimit të fëmijëve. Në shkresën deri te mediat njofton se UNICEF-i ndjek dialogun aktual mes Qeverisë dhe Sindikatës së arsimit, shkencës dhe kulturës dhe ka ftuar të gjitha palët e përfshira të gjejnë zgjidhje të përbashkët që do të vendos fëmijët në vendin e parë dhe që nuk do të vjen deri te ndërprerja shtesë e mësimit nëpër shkolla.
“Të punësuarit në sektorin arsimor, poashtu dhe të gjithë punonjësit e tjerë kanë të drejtë të mbrojnë të drejtat e tyre të punës me grevë. Njëherësh, fëmijët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të lejojnë ndërprerje shtesë të mësimit. Patjetër të gjendet zgjidhje e shpejtë që do të përgjigjet për gjitha palët, veçmas fëmijëve”, tha DiXhovani.
Ajo ka theksuar se Maqedonia e Veriut tashmë një kohë të gjatë përballet me krizën e arsimit dhe më shumë se gjysma e të gjithë nxënësve në moshën 15 vjeçare në vend nuk e arrijnë nivelin bazë të dijes pas leximit, matematikë dhe shkenca natyrore. Krahas asaj që shkollat ishin të mbyllura për mësim me prani fizike 54 javë për shkak të pandemisë, thotë ajo, këtë vit fëmijët kanë lëshuar dy javë shtesë nga procesi arsimor për shkak të anulimit të fillimit të vitit shkollor.
“Këto ndërprerje kanë sjellë që kriza arsimore në mënyrë shtesë të thellohet. Tani më shumë se kurrë, duhet të përshpejtojmë reformën në arsim dhe të kemi pastaj parasysh interesin më të mirë për fëmijët, ashtuqë çdo fëmijë do të marrë mbështetje që të kompensojë atë që ka lëshuar. Këto humbje jo vetëm që kanë ndikim negativ, por ndikojnë edhe mbi jetën e tyre në të ardhmen dhe zhvillimin e ardhshëm ekonomik”, thekson përfaqësuesja e UNICEF-it.
Thekson se dialogu për rolin e rëndësishëm të mësimdhënësve duhet të jetë në vazhdimësi dhe të zhvillohet në kontekst më të gjerë në arsim me qëllim të sigurohet shfrytëzim adekuat i resurseve njerëzore, financiare dhe tjera që të sigurohet arsim cilësor për të gjithë fëmijët, pavarësisht ku jetojnë.
Comments are closed for this post.