Kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov thotë se është të mundur të ketë një numër të madh viktimash civil në Ukrainë, nëse vazhdon agresioni rus.
“Do të vuajnë njerëz të pafajshëm, do të ketë valë refugjatësh dhe nuk kam asnjë iluzion se ky operacion ushtarak do të ndalet derisa Ukraina të pranojë kapitullimin. Rusia do të shkojë me çdo kusht për të fituar dhe nuk do të tërhiqet”, tha Trajanov në një deklaratë për “Utrinski Brifing”.
Sipas tij, si shtet duhet të tregojmë se e dënojmë këtë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
“Rekomandojmë që të mblidhet Këshilli i Sigurimit të Maqedonisë dhe Qeveria dhe nëse është e nevojshme edhe Kuvendi të dënojë sulmin ndaj Ukrainës me rezolutë ose deklaratë. Vetëm në atë mënyrë do të jemi pjesë e botës demokratike”, tha Trajanov.
Comments are closed for this post.