Gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” vazhdon më 25 mars për shkak mungesës të njërit prej të akuzuarve për shfrytëzimin e masave nga Qeveria për ballafaqim me koronavirusin.
Në seancën e sotme duhej të merren në pyetje pesë dëshmitarë, të cilët janë thirrur për seancën e ardhshme.
I akuzuari Stanko Kornavirusi më 13 mars ka dorëzuar parashtresë deri te Gjykata me të cilën informon se e shfrytëzon masën e parashtruara nga Qeveria e RMV për mungesën e prindërve të fëmijëve të moshës deri 10 vjet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Parashtresë të njëjtë për shfrytëzimin e masës kanë dorëzuar avokatët Sanja Aleksiq dhe Petar Vasilev.
Lënda gjendet në procedurë dëshmuese dhe e drejton gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanova.
Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili ishte në arrati, janë të akuzuar Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska,
Biljana Brishkovska Boshkovski, Ilia Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahemti, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.
Ata janë të dyshuar për bashkëpunim kriminel,
shkelje të të drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe
keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore. .
Comments are closed for this post.