Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot tha se në Maqedoni në kua tregti me organet dhe shtoi se për këtë njerëzit duhet të jenë të qetë.
Ai hodhi poshtë informacionet të cilat ditëve të fundit janë përhapur në opinion, për tregti të mundshme me organet e njerëzve.
Spasovski kërkoi nga ata që shpërndajnë informacione të tilla, të shkruajnë me kujdes që të mos përhapet panik tek popullata.
Ndryshe, ditëve të fundit në opinion janë përhapur informacione se u janë hequr organet personave të vdekur nga aksidenti në Llaskarcë, si dhe ata që janë denoncuar si të humbur kanë qenë viktima të tregtisë me organe.
Të njëjtat informacione sot i mohoi edhe vetë Ministria e Punëve të Brendshme, prej ku paralajmëruan masa ligjore për ata që përhapin lajme të rrejshme.
Comments are closed for this post.