Gareth Southgate e pranon se Anglinë e pret rrugë e gjatë që të konsiderohet si vend i futbollit si Italia, para finales së Euro 2020.
Ndodhë në ‘Wembley Stadium’ të dielën nga ora 21:00 dhe është vetëm finalja e dytë madhore për Anglinë, pas Kupës së Botës më 1966.
”I kam shikuar me vëmendje për dy vite dhe e dija punën që po bënte Roberto (Mancini),” tha trajneri i Anglisë, Southgate për ‘Sky Sport Italia’.
”E dinim zhgënjimin që nuk u kualifikuam për në Kupën e Botës, Italia është një Kombëtare e jashtëzakonshme futbolli, mendoj se natën e kaluar dëgjova, 12 gjysmëfinale dhe 10 finale. Krahasuar me neve, ky është bilanc i jashtëzakonshëm.
”Na pret kohë e gjatë para se të konsiderohemi një vend futbolli si Italia.
Comments are closed for this post.