Për rreth 270 mijë nxënës të shkollave të mesme dhe nxënës të shkollave fillorë, duke përfshirë edhe 20.000 të klasës së parë, sot është dita e fundit e vitit shkollor 2018/2019.
Nxënësit që përfundojnë klasën e nëntë do të duhet të regjistrohen në arsimin e mesëm. Afatin i parë i regjistrimit të qershorit është më 17 dhe 18 qershor dhe afati i dyti është më 24 dhe 25 qershor.
Sipas konkursit të Ministrisë së Arsimit, për vitin shkollor 2019/2020, ka gjithsej 35.690 vendet të lira.
Maturantët, megjithatë, para se të hyjnë në fakultet në gusht, do të duhet tu nënshtrohen dy provimeve nga matura shtetërore këtë muaj.
Nga shtatori, pritet ligji i ri për arsimin fillor, i cili është hartuar së fundi nga Ministria e Arsimit kurse për sugjerime dhe vërejtje duhet që palët të shkruajnë ënë Regjistrin Elektronik të Rregulloreve (ener.gov.mk).
Comments are closed for this post.