Krisma armësh, frikë, ankth, paqartësi. Kështu u zgjuan qytetarët e Kumanovës para katër viteve, më 9 maj të vitit 2015. Ngjarja ndodhi pikërisht tek Lagjja e Trimave, por trishtimi nga kjo ngjarje përfshiu gjithë territorin e shtetit, pasi nuk dihej saktë nëse nga luftimet e ashpra mes policisë dhe grupit, ka mbetur i vrarë edhe ndonjë civil.
Gjithçka ishte mjegulli. As policia e as zyrtarët e lartë shtetëror nuk tregonin detaje mbi rastin. Kjo dhe linte hapësirë për lajme të rrejshme për gjoja civilë të vrarë, dhe në mesin e tyre edhe fëmijë.
Policia ishte aty me artilerinë më të rëndë që e kishte, duke luftuar gjoja një grup që ka dashur të shkaktojë një konflikt të ri në Maqedoni. Kjo lagje mbeti e bllokuar për dy ditë, më 9 dhe 10 maj, por shumëçka mbetet e paqartë edhe pas 4 vitesh. Nga kjo përleshje me armë humbën jetën 8 pjestarë të policisë dhe 10 nga grupi i armatosur. U plagosën 37 pjesëtarë të policisë dhe u shkatërruan mbi 25 shtëpi. Për rastin e Kumanovës u arrestuan dhe gjykuan 37 persona. Procesi gjygjësor zgjati dy vjet dhe prej 37 të akuzuarve për terrorizëm, vetëm katër persona u liruan nga akuza.
Comments are closed for this post.