Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.210 teste, ndërsa janë regjistruar 444 raste të reja me coronavirus.
Instituti për Shëndet Publik njofton se janë regjistruar 225 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Nga MSh njoftojn se sot janë regjistruar shtatë viktima nga coronavirusi.
Plotësisht sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar 7 persona të vdekur me datë vdekje nga data 03.09.2021 deri më 24.10.2021. Janë regjistruar 2 persona të vdekur nga Strumica dhe një të vdekur nga Shkupi, Shtipi, Koçani, Tetova dhe Radovishi të moshës nga 49 deri në 78 vjeç, prej të cilëve 5 kanë ndërruar jetë në spital dhe 3 në shtëpi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 200.856, numri i të shëruarve është 187.374, numri i të vdekurve është 7.087, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.395.
Comments are closed for this post.