Gjatë ditëve të festave ushqimet dhe pijet alkoolike janë ato të cilat konsumohen dhe paraqesin rrezikshmëri për tu helmuar.
Përzierja e pijeve alkoolike e joalkoolike apo konsumimi i mishit të ndenjur janë disa prej gabimeve që bëjmë gjatë ditëve festive e që pasohen me helmime e shtim në peshë.
Situata përkeqësohet akoma më shumë kur ushqimet ripërdorohen në ditët pas festave. Mishi duhet të ruhet në ambient të përshtatshëm dhe në temperaturën e duhur. Shumica e njerëzve e neglizhojnë këtë fakt duke menduar se është dimër dhe temperaturat janë të ulëta. Mishi i ndenjur i përgatitur 2 ditë më parë dhe që nuk është i ruajtur në kushtet e duhura, shkakton rritjen e baktereve që bëhen shkaktarë për toksiko-infeksione. Problematikë tjetër është që, duke qëndruar me ditë të tëra para televizorit (ditë pushimi), mendja u rri të gjithëve vetëm tek ushqimi dhe krijohet një mbingopje. Kjo mund të shoqërohet me të vjella deri tek helmimi.
Kujdes me alkoolin, sidomos personat që vuajnë nga sëmundje kronike. Duhet shmangur përzierjen e pijeve, nga pijet me gaz, te vera, rakia apo birra, gjë që çon në dehje më të shpejtë.
Jepuni përparësi sallatave nga ato përftojmë pak kalori dhe shumë vitamina dhe ndiheni me shumë të ngopur dhe mund të mënjanohet helmimet gjatë festave.
Comments are closed for this post.