Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mori vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhje të kryetarëve të rinj të komiteteve komunale në Berovë, Bosilovë, Bogdanci, Dellçevë, Dojran, Koçan, Kriva Pallankë, Krushevë, Mavrovë dhe Rostushë, Novosellë, Prilep, Radovish, Strumicë, Vasilevë dhe Kumanovë.

Nga partia informojnë se freskimet partiake dhe riekipimi do të vazhdojnë edhe në periudhën që vijon, me qëllim të riekipimit përfundimtar dhe rrëzimit të pushtetit.

Komiteti ekzekutiv, informojnë nga partia, në takim ka shprehur edhe brengosje për gjendjen me pandeminë e koronavirusit, për të cilën u konstatua se është alarmante dhe Qeveria aktuale ka dështuar në çdo pikëpamje.

Lideri i partisë, Hrstian Mickoski, dje përmes profilit të tij në Fejsbuk u bëri thirrje qytetarëve sot në ora 18:30 të dalin në protestë kundër padrejtësisë, revanshizmit dhe dhunës së mafias së Zaevit.