Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, humbi jetën nga rrëzimi i avionit me të cilin po fluturonte në Rusi. Ai është i listuar në mesin e pasagjerëve në bordin e një avioni që u rrëzua në veri të Moskës, sipas mediave shtetërore ruse.
Bashkë me të, në aeroplan ishin edhe nëntë persona të tjerë në bord, tani të gjithë të vdekur.
Më herët, një kanal Telegram i lidhur me Wagner-in, Gray Zone, raportoi se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, në veri të Moskës. Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër forcave të armatosura ruse në qershor
Comments are closed for this post.