Mbreti Charles III po përballet me probleme shëndetësore për të cilat do të duhet t’i nënshtrohet trajtimit në spital. Sipas BBC, mbreti i Mbretërisë së Bashkuar do të shtrohet në spital për trajtim, për shkak të problemeve me prostatën.

Buckingham Palace tha se gjendja e mbretit është nën kontroll, por ai do t’i nënshtrohet një “procedure trajtimi”. Angazhimet publike të 75-vjeçarit do të shtyhen për një periudhë të shkurtër rikuperimi.

Njoftimi vjen menjëherë pasi u zbulua se Princesha e Wellsit është në spital, pasi i është nënshtruar një operacioni abdominal.

“Në mënyrë të përbashkët me mijëra burra çdo vit, Mbreti ka kërkuar trajtim për prostatën e zmadhuar”, thuhet në deklaratë.