Gjykatësi Sali Murat sot është zgjedhur për kryetar të ri të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjykatësi Murati në krye të Kushtetueses do të vij më një nëntor të vitit 2019, kur kryetarit të deritanishëm Nikolla Ivanovski i skadon mandati.
Gjykatësit kushtetues, kryetarin e zgjedhin me 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, me votim të fshehtë. Secili gjykatës mund të propozoj kandidat për kryetar. Propozimin e vërteton Komisioni prej 3 gjykatësve të zgjedhur me shumicë nga numri i përgjithshëm i gjykatësve.
Sali Murati është i lindur me 11 tetor të vitit 1966 në fshatin Vrapçishtë, Gkostivar.
Comments are closed for this post.