Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski sot në konferencë për shtyp tha se nuk përjashtohen masat e reja, nëse numri i të infektuarave rritet.
Ai tha se më e rëndësishme është të mos ketë mungesa të shtretërve në spitale, në të kundërt do të merren masa të menjëhershme.
Arsovski foli edhe për procesin e regjistrimit të popullsisë, ndërsa tha se janë të sigurt se me këtë operacion statistikor nuk do të rritet numri i të infektuarve.
Ai përsëriti edhe njëherë se bojkoti i regjistrimit është vepër penale, për të cilën ka edhe përgjegjësi.
“Thirrja dhe bojkoti i regjistrimit është vepër penale, ajo është njësoj sikur rezistencë dhe pa dëgjueshmëri ndaj ligjeve dhe organeve shtetërore, me çrrastë parashikohen dënime në të holla ose burg deri në 3 vjet për atë që bënë thirrje për bojkot”, tha Arsovski.
Ndryshe, nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive ende nuk ka propozime për masa shtesë, por nëse do të ketë Qeveria nuk do të hezitojë t’i analizojë ato dhe të vendosë.
Comments are closed for this post.