Ka shkuar në 17 numri i të vdekurve në Iran që nga shpërthimi i protestave në vend gjashtë ditë më parë. Mediat shtetërore të Iranit kanë njoftuar se, shtatë protestues dhe katër anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë deri më tani.
Ndërkaq, Garda Revolucionare u ka kërkuar autoriteteve gjyqësore të Iranit që të nxjerrin para drejtësisë “ata që përhapin lajme të rreme dhe thashetheme”, në një deklaratë të publikuar sot.
“Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe të afërmit e të ndjerit Mahsa Amini dhe u kërkojmë organeve të drejtësisë të identifikojnë ata që përhapin lajme dhe thashetheme të rreme në rrjetet sociale si dhe në rrugë, por edhe ata që rrezikojnë sigurinë psikologjike të shoqërinë dhe t’i trajtojmë me vendosmëri ”, thuhet në deklaratë.
Nga ana e saj, Amnesty International kritikoi “represionin e dhunshëm” dhe “përdorimin e paligjshëm të granatave, gazit lotsjellës, që synojnë shpërndarjen e protestuesve”.
Protestat në Iran shpërthyen pas vrasjes së Mahsa Amini, se nuk kishte vendosur mirë shaminë. /abcnews.al
Comments are closed for this post.