“Më datë 05.10.2024 në ora 20.20 është denoncuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup është lënduar një person nga arma e zjarrit. Sipas së denoncuarës, ndaj të lënduarit është gjuajtur nga vetura “Pasat”. I lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.