Një trajtim I ri është zbuluar së fundmi për të gjithë pacientët, të cilët kanë humbur ndjenjën e erës dhe shijës si pasojë e sëmundjes Covid-19.

Ky trajtim përfshin ilaçe steroide, që trajtojën inflamacionin dhe disa vajra esencialë, që ndihmojnë në rikthimin e receptorëve të hundës.

Rreth 10% e pacientëve të prekur me Covid, raportojnë humbje të erës dhe shijes, që shkaktohet nga dëmtimi I qelizave receptore të hundës të shkaktuara nga inflamacioni.

Aktualisht janë duke u testuar 200 pacientë, dhe shkencëtarët janë të bindur në funksionimin e kësaj terapie.