Për shkak të problemeve teknike në rrjetin e shpërndarjes, sot do të mbeten pa energji elektrike shfrytëzuesit nga komunat e Shkupit, Butel, Karposh dhe Sopishtë, njoftoi QRMK – Shkup.

Në periudhën prej orës 9:00 deri në ora 11:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rrugës “Aleksandar Urdarevski”, rreth lokalit “Bon Bon” në Komunën e Butelit.

Në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rrugës “Borka Talevski” nr.60 në Komunën e Karposhit.

Në periudhën prej orës 9:00 deri në ora 12:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e fshatit Çiflik të Komunës së Sopishtës.