Presidenti Stevo Pendarovski gjatë ditës së djeshme i ka dërguar një mesazh zyrës së homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, lidhur me ekstradimin e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë, Ljupço Palevski.

Zyra e Pendarovskit nuk jep më shumë detaje për përmbajtjen e mesazhit.

Në një intervistë për “360 Gradë” të hënën, presidenti Pendarovski tha se po mendon që në ditët në vijim t’i dërgojë mesazh presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për ekstradimin e Ljupço Palevskit, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançes. Zhezhovski, të ndodhë më shpejt.