Maqedonia e Veriut do të mund të jetë ndër aleatët tanë kryesor në rajon, të mbështetet në Greqinë, ndërsa kjo do të kontribuojë që Greqia ta luajë rolin e saj në rajon, thotë ish-kryeministri grek Jorgos Papandreu në intervistën për emisionin “Fokus” të televizionit grek ERT, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Besoj se Maqedonia e Veriut do të ishte njëra ndër aleatët tanë kryesor në rajon. Do të dojë të mbështetet në Greqinë, lidhur me rrjedhën e saj, pa dallim nëse mbështetja është evropiane apo ekonomike apo mbrojtëse. Ndërsa kjo do të kontribuojë që Greqia ta luajë rolin e saj natyror, ta tërheqë Ballkanin Perëndimor drejt Bashkimit Evropian dhe gjithsesi të kontribuojë në bashkëpunim më të gjerë ballkanik, sepse Ballkani mbetet Ballkan për shumë tema dhe ende ekzistojnë çështje serioze që nuk janë zgjidhur”, deklaroi ish-kryeministri grek.
Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, Jorgos Papandreu tha se Qeveria greke, nga një anë ka marrë vendim të guximshëm, por nga ana tjetër ka dërguar edhe kritika sepse nuk është munduar “të arrijë konsensus më të gjerë që është shumë me rëndësi për çfarëdo marrëveshje”. Sqaroi se në këtë rast secila nga partitë do të gjendej para përgjegjësisë, veçanërisht Demokracia e Re dhe se kjo do të ndihmonte edhe në negociatat që janë zhvilluar, por theksoi se tani, është me rëndësi që fokusi të jetë në anën pozitive të marrëveshjes.
Papandreu duke folur për çështjen e Maqedonisë tha se pozicioni i tij është i njohur dhe se gjithmonë ka luftuar që të gjendet zgjidhje. Në intervistë u përkujtua se si ministër i Punëve të Jashtme vetë ka bërë tentime të vazhdueshme.“Me kryeministrin e atëhershëm të Shkupit, me Georgievskin, arritëm deri në një marrëveshje fillestare për emrin Maqedonia e Epërme që ajo nuk arriti të kalojë tek ai. Nëse ju kujtohet, atëherë pati luftë në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe kjo ndaloi çfarëdo diskutimi për ndryshimin e emrit, për emër të përbërë”, tha Papandreu.
Comments are closed for this post.