Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se Maqedonia është e fundit në rajon, sa i përket numrit të personave të testuar për coronavirus.
Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM-ja shkon me taktikën “më pak të testuar, më pak të infektuar”. Sipas tyre, pushteti krijon perceptim artificial se gjithçka është në rregull.
“Nga ana tjetër, realiteti është krejt ndryshe. Maqedonia ka më shumë vdekje nga koronavirusi sesa Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria bashkë. Vdekshmëria e lartë është vetëm për shkak të paaftësisë së qeverisë për të menaxhuar krizën. Menaxhimi i dobët me krizën shihet edhe në pasqyrën e keqe ekonomike. Buxheti për tre muajt e parë ka një vrimë prej 120 milionë eurove, secila familje është detyruar për 15.000 denarë më tepër”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata në fund shtojnë se LSDM-ja e ka shkatërruar Maqedoninë dhe do të ndëshkohet nga qytetarët.
Comments are closed for this post.