Nxënësit në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev do t’i rikthehen mësimit sot, i cili do të zhvillohet jo fizikisht, por online.

Kryetari i bashkisë së Kievit njoftoi rihapjen të dielën, duke thënë se kurset do të “përshtateshin më shumë me kushtet aktuale…duke përdorur platforma të ndryshme arsimore”, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe në kushte kaq të vështira të gjendjes ushtarake”, tha Vitali Klitschko në një postim në ‘Telegram’.

“Ata po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë!” shtoi ai.

OKB vlerëson se më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë larguar nga vendi gjatë luftës.