Dhjetëra qytetarë tashmë janë mashtruar nga një mashtrues i cili paraqitet se është i punësuar në Fondin për Sigurim Invalidor dhe Pensionl, i cili ka marrë nga 2.000 denarë për të kthyer para që nuk janë paguar si pensione për afërmit e tyre. Sipas dëshmisë së të një banore të Shkupit, mashtrues së pari është paraqitur në telefon dhe ka thënë se i ati i ndjerë nuk ka marrë edhe 397.000 denarë nga pensione nga FSIP. Ka kërkuar fotografi dhe vërtetim të lindjes si dhe xhirollgoari dhe 1.870 denarë të dërgohen me autobus në Gjevgjeli bashkërisht me 100 denarë për vozitësin e autobusit.

Ai është paraqitur me emër dhe mbiemër dhe ka thënë se po punon në teren në FSIP. Sipas dëshmisë, ka thënv se nëse nuk dërgohen menjëherë paratë atëherë duhet të pritet edhe një vit. Megjithatë, shkupjanja e cila ka denoncuar rastin është habitur se si dikush nga Gjevgjelia i paraqitet dhe kërkon para përmes autobusit.

Megjithatë, ka pasur edhe njerëz të tjerë që kanë marrë thirrje të ngjashme nga i njëjti person. Për këtë janë njoftuar edhe fondi po edhe policia.

Sipas informacioneve të viktimave, ai vshtë ish-punëtor në fond por ka punuar vetëm si sigurim edhe pse këto informacione s’janë të konfirmuara.