Sot mora pjesë në një ngjarje promovuese për lansimin e projektit për shërbime të integruara për renovim të shtëpive me efikasitet energjetik, projekt i mbështetur nga BE-ja, njoftoi në rrjetin social Facebook zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski.
Ministria e Transportit mbështet projekte nga këndvështrimi i Efiçiencës së Energjisë, me synim mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e ndotjes.
Përmes projekteve të tilla luftojmë për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përmirësimin e standardit jetësor, shkruan Nikolloski në postimin e tij.
Comments are closed for this post.