Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski ndodhet për një vizitë pune dy-ditore në Mbretërinë e Bashkuar që fillon sot pasdite, ku do të zhvillojë një takim pune me Gareth Thomas, Ministër për Biznes, Eksport dhe Shërbime, një takim me Ministrin për Evropën, Stefan Doty, si dhe me Dame Karen, të dërguarën speciale të Kryeministrit Britanik për Ballkanin Perëndimor. Janë planifikuar gjithashtu takime me përfaqësues të komunitetit të biznesit në Londër.

Tema e takimeve të punës është forcimi i bashkëpunimit strategjik midis Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në takime pritet të diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar me fokus të veçantë në investimet në sektorin e infrastrukturës.

Përveç temave ekonomike, do të konfirmohen edhe marrëdhëniet e mira politike midis dy vendeve.

Mbretëria e Bashkuar është një partner strategjik i Republikës së Maqedonisë në Aleancën e NATO-s dhe vendi i dytë më i madh me të cilin tregtojmë.