Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka dhënë edhe një lajm të rëndësishëm për sa i përket ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë. Osmani ka njoftuar se është zgjedhur kompania që do të merret me punët ndërtimore për këtë projekt.
Nga ofertat e paraqitura është përzgjedhur oferta e shoqatës ndërtimore Granit e cila do të realizojë projektin për ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë.
U tha, U bë! ka shkruar në facebook Zëvendëskryeministri Bujar Osmani.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani kishte një angazhim të vazhdueshëm për projektin në fjalë ndërsa ishte edhe pjesë e grupit të punës për përcjelljen e realizimit të projektit “ Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë”.
Comments are closed for this post.