Ministri i Jashtëm Timço Mucunski thkeson se është koha që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në dhe më pas të negociojë me Brukselin në bazë të kritereve dhe standardeve.
Mucunski po qëndron për vizitë në Luksemburg. Pas një takimi jozyrtar me ministrat e BE-së, Mucunski u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që të gjejnë një mënyrë për të parandaluar që mosmarrëveshjet dypalëshe të bëhen zvarritëse.
Maqedonia mori mbështetje për rrugën e saj integruese edhe nga Luksemburgu, pas takimit të Mucunskit me kolegun e tij Xavier Bettel.
Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme bullgare (MPJ) thotë se ndryshimet kushtetuese nuk janë kërkesa e vetme dhe se nuk do të tërhiqen.
Comments are closed for this post.