Gjatë ditës së djeshme policia vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacion dhe gjithsej dënoi 272 shoferë në gjithë territorin e Maqedonisë.

“Nga gjithsej 272 shoferë, 24 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësie e lejuar, dhe një automjet është lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësie e kaluar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prej 256 vozitësve të sanksionuar, 120 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 152 jashtë zonave të banuara.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.