Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski sot ka realizuar takim me presidentin e EBA-s, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al-Nahyan.
Mickoski thekson se në takim ka kërkuar të merren parasysh investimet në vendin tonë në fushat e infrastrukturë, agrobiznes, burime të rinovueshme të energjisë.
“Në kuadër të vizitës time zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, u takova me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtarin e Abu Dhabi, H.H. V. Sheikh Mohammed Bin Zayed Al-Nahyan, me ftesë të të cilit po zhvillohet kjo vizitë.
Qëllimi është të forcohet bashkëpunimi dypalësh dhe të merren parasysh mundësitë e investimeve në infrastrukturë, agrobiznes, burime të rinovueshme të energjisë, turizëm, inovacion dhe teknologji të reja”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Facebook.
Comments are closed for this post.