Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, thotë se partia e tij e mëparshme, BDI-ja, ka hequr dorë nga të gjitha çëshjet me interes kombëtar duke u përqëndruar vetëm me interesat e ngushta të disa individëve brenda këtij subjekti. Në një intërvistë për gazetën LAJM, Mexhiti tha se dorëheqjet e kushtëzuara të ministrave të BDI-së mashtrim dhe tentativë për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve nga aferat e shumta korruptive të zyrtarëve të lartë të kësaj partie.
“Edhe teoria politike edhe praktika nuk njeh taktizime me dorëheqjet apo keqpërdorim të dorëheqjeve. Dorëheqjet në parim, aty ku ka etikë të lartë, moral të lartë deponohen në raste kur nuk realizohet premtimi kryesor, kur nuk realiziohet program platforma dhe ka pasur shumë arsye për të dhënë dorëheqje reale.
Edhe për shkak të aferave korruptive, edhe për shkak që kanë harruar programin dhe platformën partiake, premtime zgjedhore. Shumë e logjikshme si akt moral t’i kishin deponuar dorëheqjet dhe jo si taktizim për defokusim, për ta tërhequr vëmendjen e qytetarit nga politikat e këqija, nga dështimet e përditshme, aferat korruptive, nga futja në listat e zeza.
Pra “fronti evropian” ka dështuar në premtimin kryesor. Sigurimin e 80 deputetëve, ndryshimet kushtetuese, integrimin evropian. Përveç premtimit kryesor ka dështuar edher në të gjitha premtimet tjera. Ata duhet të japin dorëheqje të menjëherëshme dhe jo të luajnë më qytetarët me kuazi dorëheqjet e tyre”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.
Comments are closed for this post.