Për shkak të një zjarri në një pyll në zonën e qytetit të Kepezës, ndërpritet përkohësisht qarkullimi i anijeve përmes ngushticës së Dardaneleve. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë. Trafiku i anijeve, siç specifikohet, është pezulluar në drejtimin jug-veri. Dardanelet është një ngushticë detare në Turqinë veriperëndimore, që lidh detin Egje me atë Marmara.

Ngushtica është 61 kilometra e gjatë dhe vetëm 1.2 deri në 6 kilometra e gjerë, me një thellësi mesatare prej 55 metrash (thellësia maksimale është 81 m). Uji rrjedh në të dy drejtimet përgjatë këtij kalimi detar: nga deti Marmara drejt detit Egje nëpërmjet rrymës sipërfaqësore dhe në drejtim të kundërt nëpërmjet rrymës nënujore, të thellë. Ashtu si Bosfori në veri, Dardanelet e ndajnë Evropën nga Azia.