Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se në rrjedhë është aplikimi për konkurset e reja për bursa për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2021/22 si dhe dorëzimi i dokumenteve për ripërtëritje të të drejtës për bursës për shfrytëzuesit aktual.
Konkurset për bursa janë publikuar në vegzën më poshtë, në secilin prej tyre janë theksuar kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe afatet e aplikimit me qëllim të realizmit të drejtës së shfrytëzimit të bursës përkatëse.
Procedura për aplikim për bursë është online nëpërmjet ueb faqes http://e- uslugi.mon.gov.mk, me të cilën dukshëm është thjeshtësuar mënyra e realizimit të të drejtës.
Nxënësit që nuk kanë mundësi të aplikojnë online, plotësojnë paraqitje me letër dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në konkursin përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, drejtpërdrejt aty ose nëpërmjet postës, ndërsa aplikimi zgjat deri më 15 shtator, ndërsa aplikimi për vazhdim të bursës zgjat deri më 30 shtator.
Comments are closed for this post.