Pas zhvillimit të seancës kryesore ku u paraqitën dëshmitë materiale dhe verbale, në Gjykatën Penal-Shkup është caktuar aktgjykimi me të cilën T.D. është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale me “Tregti me fëmijë” dhe është dënuar me shtatë vjet burg.
Siç theksojnë nga Prokuroria Publike, vepra penale ka ndodhur në vitin 2013 kur T.D. e ka detyruar vajzën e tij të martohet në moshën 17-vjeçare dhe e ka shitur për 6.000 euro në një familje në Slloveni. E dëmtuara e mitur atje nga familja e re është trajtuar si mjet e blerë, me çka gjykata kompetente në Maribor në dhjetor të vitit 2015 e ka dënuar burrin e saj dhe familjarët e tij ku ju ka caktuar dënime me burg efektiv.
“Për rastin prokurori publik slloven e ka informuar PTHP-në për krim të organizuar dhe korrupsion. Prokurori publik menjëherë ka filluar hetim për kryerjen e veprës penale kundër babait të së dëmtuarës. Nëpërmes ndihmë juridike ndërkombëtare për rastin janë siguruar dëshmitë dhe shkëmbim i informacioneve me kolegët slloven. Gjatë hetimit është konfirmuar se prindit e djalit kanë dakorduar martesën dhe babai i të miturës ka dhënë pëlqimin që nusen ta jep me para njeriut të cilën e shikon për të parën herë, ndërsa kur e mitura ka kundërshtuar i akuzuari e ka sulmuar fizikisht dhe e ka detyruar të martohet”, deklarojnë nga Prokuroria Publike.
Comments are closed for this post.