Deri më 31 dhjetor është vazhduar afati për çipimin pa pagesë të kafshëve shtëpiake, deklaroi sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov.
Atanasov në konferencë për shtyp në Qeveri theksoi se fushata për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve shtëpiake e cila duheshe të mbarojë më 31 mars, janë blerë 100.000 mikro çipa, por deri më tani në sistem janë regjistruar vetëm 49.000 kafshë shtëpiak.
“Nga 1 prilli aplikimi për çipin paguhet për 200 denarë, ndërsa dhënia e pasaportave 120 denarë, Çipi është donacion nga AUV”, tha drejtori.
Atanasov gjithashtu tha se nga 1 prilli zyrtarët e inspektoratit do të fillojnë me dhënien e dënimeve nëse identifikojnë ndonjë kafshë shtëpiake të pa çipuar. Dënimet do të lëvizin nga 100 deri në 150 euro për persona fizik dhe 1.000 euro për persona juridik.
Comments are closed for this post.