DASHI: Jeta sentimentale është pak polemike. Nuk do të kenë probleme çiftet që janë bashkë prej vitesh dhe do të keni dyshime sidomos më datë 22. Doni të ndiheni protagonistë në dashuri. Duket e vështirë të keni harmoni në një periudhë kaq të vështirë, sidomos gjatë datave 20-26, ditë gjatë të cilave mund të krijohen distanca të tepërta. Edhe fundi i muajit duhet të karakterizohet nga maturia, pasi datat 29 dhe 30 do të jenë goxha të trazuara.

DEMI: Ky muaj do ta vërë në provë dashurinë për të lindurit në shenjën e Demit. Por edhe ata që dashurojnë thellësisht prej shumë vitesh do të jenë në mëdyshje. Do të keni polemika sidomos pas datës 17. Jeni racionalë, ndiheni të lodhur duke përsëritur të njëjtat gjëra. Duhet të bëni kujdes gjatë pjesës së dytë të muajit.

BINJAKËT: Ky është një muaj i favorshëm për të gjithë të lindurit në shenjën e Binjakëve, si për ata që janë të lidhur, edhe për ata që janë vetëm. Do të keni takime intriguese, sidomos nga data 15, kur do të ndieni ndikimin e Marsit. Periudhë e favorshme për ata që duan të bëjnë fëmijë.