Politikat e suksesshme ekonomike të Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja japin rezultate reale, qytetarët tashmë janë duke i ndjerë përfitimet.

Me Ligjin për pagën minimale, në vitin 2017 paga minimale u rrit në 12.000 denarë për të gjitha degët e ekonomisë. 90.000 qytetarë sot marrin paga më të larta mujore.

Por angazhimet e Qeverisë së kryesuar prej LSDM-së për më shumë para në çdo familje, nuk ndalojnë. Është hapur dialog socio-ekonomik me sindikatat dhe punëdhënësit, me qëllim që të sigurohet pagë minimale e garantuar prej 13.000 denarë që nga 1 korriku.

Kjo do të thotë stimulim plotësues për rritjen e pagave të tjera dhe në mënyrë plotësuese do ta stimulojë spiralen e rritjes së pagave.

Me rritjen e pagës mesatare, e cila tashmë është mbi 24.000 denarë dhe rritjen e pagave në të gjithë sektorët, hapen mundësi reale, vitin e ardhshëm 2020, paga mesatare të arrijë 30.000 denarë ose rreth 500 euro.

Përveç pagave po rriten edhe pensionet. Nëse në fund të vitit 2016, pensioni mesatar ka qenë 13.754 dendarë, sot është 14.580 denarë që është për 826 denarë më shumë.

Qeveria e LSDM-së arriti ta stabilizojë ekonominë dhe t’i inkurajojë investitorët dhe vazhdon me zbatimin e politikave të cilat sigurojnë paga më të larta, më shumë investime dhe më shumë para tek qytetarët.

QENDRA PËR KOMUNIKIM ME OPINIONIN

LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E MAQEDONISË