Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, ka dalë me akuza të reja ndaj njeriut të parë të BDI-së, Ali Ahmeti, për pasuritë dhe pronat e tij.

• Vërtetë mendonit që pafundësisht do të heshtemi, për të ndier luksin me shije dhe në qetësi të plotë ?!
• Mendonit që heshtja kishte të bëjë me frikën se mund të eleminohemi dhe ndëshkoni familjet tona ?!

• Ngjeshjen me maturi e kemi edukim nga para’ardhësit, të cilët na mësuan me kulturën e maturisë, por na treguan edhe kufinjtë e durimit që s’duhet tejkaluar dhe toleruar.

• Ndërsa burgjet i kemi për fis dhe s’trembemi kurrë e nga askush ngase jemi sprovuar në të shkuarën me pushtuesit e llojit tuaj.
PYETJE, PËR T’U MENDUAR E PËRGJIGJUR :
– Selia në Tetovë (në afërsi të pallatit të kulturës) me para dhe në emër, të cilit është blerë ?!
– Selia në Shkup (në Çair) me para dhe në emër, të cilit është blerë ?!
– Vila në gjirin e Lalëzit me para dhe në emër, të cilit është blerë ?!
– Hidro-Centralet te Lumi Baçishtit në emër dhe pronësi, të cilit njeriu janë… ?!
– Parcelat në Golem kurë dhe sa janë blerë… ?!
– Parcelat për’rreth Sarajit të Aliut me cilat para janë blerë… ?!
– Dëmshpërblimi i Gjyqit të Zvicrës, për pensionin e keqpërdorur nga ana e Ali Beut, prej cilave fonde u shlye… ?!
– 4.000.000 €, të Fondit “Liria Kombëtare” që mbetën pas lufte ku shkuan, kush i mori… ?!
*Ps: Guxo e shpërndajë që të shohin të gjithë…, flijo për fëmiun tënd që nesër të jetë afër teje…, në ditën që të japësh shpirtë.., të të dhurojë një gotë ujë…
Vazhdojmë…..

F. B. L.