Lëvizja BESA e quan mashtrim parazgjedhor të kryeministri Talat Xhaferi, hedhjen e gur themelit për ndërtimin e shkollës fillore “Rilindja” në Sellcë të Tetovës.
Në kumtesë për mediat nga BESA thonë se BDI, mundohet që shqiptarëve t’u ofroj diçka që se bëri për 20 vite pushtet. Sipas kësaj partie, gur themeli i Shkollës së Sellcës, nuk është asgjë tjetër pos një gur themel para zgjedhor për të fituar më shumë vota në zgjedhje.
Nga BESA thonë se qytetarët shqiptar, por edhe banorët e Sellcës, ishin dëshmitar se si BDI i gënjeu për 20 vite dhe nuk e ndërtoj shkollën.
Comments are closed for this post.