Gjashtë muaj me kusht është dënuar këngëtari Lambe Alabakovski, i cili ndezi zjarrin në qendrën kulturore bullgare “Vanço Mihajllov” në Manastir.

Gjykata e mori vendimin javën e kaluar dhe nga sot është ligjërisht i detyrueshëm.

Klubi bullgar ju vendos zjarri më 4 qershor të këtij viti, para takimit të punës së Ministres së Punëve të Jashtme bullgare, Teodora Gençovska, me kolegun e saj nga Maqedonia, Bujar Osmani, në Shkup. Zjarri në klubin bullgar shkaktoi reagime të ashpra në opinion.

Pas vënies së zjarrit këngëtari u ndalua dhe pak ditë më vonë u lirua në arrest shtëpiak dhe u lejua të mbrohej në liri.

Gjatë zjarrit është djegur dera e hyrjes dhe mbishkrimi “Vanço Mihajllov” i Klubit Bullgar në rrugën “Ruzveltova” në Manastir. Brenda nuk ka pasur dëmtime.