Me gjithsej 214 vite burg për 17 të akuzuarit që kanë mbetur, nga 33 gjithsej më parë për dhunën në Parlament më 27 prill të vitit 2017, të njohur në opinion si “27 prilli”. Rastin e udhëhoqi gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e akuzës ishte prokurorja Vilma Ruskovska.
Me këtë rast, Mitko Çavkov, ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, i cili u dënua me 18 vjet burg, Dushko Lazarov me 15 vite burg Goran Gjoshevski-Levi me 15, Mitko Peshov 15, Oliver Popovski 13, Munir Pepiq 15, Abdulfeta Alimi 7, Oliver Radullov 13,
Jane Çento 15, Igor Jug 12, Aleksandar Vasilevski-Ninxha 8, Nikolla Mitrevski-Kolo 15, Mlladen Dodevski 12, Gorançe Angelovski 12, Vllatko Trajkovski 15 dhe Uillijam Mihajlovski 14. Igor Durlovski ndërkohë është liruar nga aktakuza.
Që të gjithë u akuzuan se kanë bërë vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”. Autorëve të ngjarjes në këtë proces prokuroria publike ua shtoi edhe pesë organizatorë të tjerë të ngjarjeve më 27 prill: Nikolla Gruevskin, Trajko Veljanoskin, Mile Janakieskin, Spiro Ristovskin dhe Nikolla Boshkovskin, të cilët akuzohen për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë”.
Ndryshe, procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe ishte një nga proceset më të mëdha në historinë e re të Maqedonisë. Në fillim procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, të cilët ishin autorë të sulmit në parlament dhe të sulmeve ndaj deputetëve të pushtetit aktual. Por, pas sjelljes së ligjit për amnisti ishin falur 15 persona.
Comments are closed for this post.