Sipas burimeve, nga Komisioni Shtetëror për Zgjedhje thonë se heshtja zgjedhore do të zgjasë deri në mbylljen e çdo vendvotimi.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencën e fundit për shtyp, theksoi se në disa vende ku ka rend për votime do të mbesin të hapura edhe pas orës 19:00 deri sa çdo qytetar që ndodhet në obor në vendvotim ta realizojë të drejtën e votës.

Duke marrë parasysh se në disa vende kishte ndalesë të votimit, nga ku më së shumti kishte gati tre orë ndalesë, do të ketë vazhdim të kohës së votimit.

Për turmën në vendvotime nga KSHZ thanë se bëhet për shkak të kontrollimit të ngadaltë në listën zgjedhore.