Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në kuadër të klinikave COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 1122 pacientë.
Sipas raportit 24 orësh të ShSKUK-së, 1001 nga ata, janë të konfirmuar me COVID-19, 922 me oksigjeno-terapi dhe 78 në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 415 pacientë, 415 të konfirmuar me COVID-19, 353 me okisgjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 697 pacientë, 586 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 569 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 101 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 68 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 33 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 151 pacientë
Spitali i Gjakovës, 85 pacientë
Spitali i Pejës, 200 pacientë
Spitali i Gjilanit, 100 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 28 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë
Spitali i Ferizajt, 74 pacientë
Comments are closed for this post.