Sistemi “Qytet i sigurt” duhet të funksionojë nga 1 janari i vitit 2026, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në një intervistë për “360 Gradë”.
Ministri tha se që ky sistem i regjistrimit automatik të kundërvajtjeve rrugore të fillojë të funksionojë, krahas ngritjes së infrastrukturës teknike, duhet të harmonizohen një sërë ligjesh.
Është formuar një grup pune i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme, përfaqësues të disa institucioneve dhe Ministrisë së Brendshme, të cilët sipas ministrit po punojnë intensivisht për zgjidhjen.
“Çfarë është arritur deri më tani? Mospërputhja e ligjeve në kuptimin e definimit të paqartë të Kodit Penal (KP) me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Ligjin për Kundërvajtje.
Mbivendosja e veprimeve ekzekutive. Pra, duhet të përfshijmë ndryshime në Kodin Penal për të dalluar qartë se çfarë është krim dhe çfarë është kundërvajtje në drejtim të vozitjes së pakujdesshme dhe nëse më pyesni mua personalisht, fushëveprimit të veprimeve duhet t’i shtojmë edhe vozitjen e pakujdesshme dhe heqjen e patentë shoferit”, tha Toshkovski.
Ministri shtoi se duhet të rregullohet vlera e provave të kamerave.
“Nga këndvështrimi i sotëm, drejtimi i mjetit motorik në aspektin e ndalimit kur është shqiptuar është përcaktuar në një mënyrë në Ligjin për Siguri, dhe në një mënyrë krejtësisht tjetër është rregulluar në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve. Është e paqartë se kur do të fillojë të zbatohet ndalimi.
Dhe njerëzit e dinë këtë, qytetarët e Maqedonisë e dinë, të paktën ata që janë dënuar. Shkojnë në Ministri, dhe u thonë – jo tani, nuk e kemi marrë etj. Ne duhet ta zgjidhim atë. Vlera dëshmuese e kamerave në kuadër të Ligjit për Kundërvajtje duhet të përcaktohet qartë në mënyrë që ta përdorim si provë në procedurat gjyqësore. Përgjegjësia e pronarit të mjetit.
“Nëse nuk nisemi nga supozimi ligjor se personi që ka regjistruar mjetin është përgjegjës, edhe nëse ia ka dhënë dikujt në familjen e tij, për shkeljen e kryer në komunikacion, nuk kemi bërë asgjë.
Burimi: 360 gradë
Comments are closed for this post.